LAJMI I FUNDIT:

5 të arrestuar për kontrabandë në Tiranë

5 të arrestuar për kontrabandë në Tiranë

Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit “Lubrifikanti”, ka arrestuar 5 shtetas dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë, të dyshuar se sillnin kontrabandë pjesë këmbimi dhe lubrifikantë për automjete.

49-vjeçari Ismail Gani, 32-vjeçari Ilir Naska, 40-vjeçari Erland Topalli, 48-vjeçari Arben Kolgjini dhe 28-vjeçari Arbri Arapi, të gjithë banues në Tiranë, janë personat e arrestuar.


Ndërsa në kërkim janë shpallur shtetasit me iniciale G.G. (banues në Fier) dhe A.G. (banues në Tiranë).

Në rrugën e Prushit është konstatuar se nga një autobus po nxirreshin disa kuti kartoni me vajra lubrifikantë dhe pjesë të ndryshme këmbimi për automjete.

Kutitë po ngarkoheshin në një furgon me drejtues shtetasin Ilir Naska.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar autobusi që kishte trasportuar mallrat kontrabandë, automjeti furgon ku po ngarkoheshin mallrat kontrabandë, 372 litra vaj lubrifikant automjeti me logon “Kastrol”, 480 litra vaji lubrifikant automjetesh me logon e markës PKWV Motor, 33 tuba presioni ujë dhe interkuleri, 20 gomina grushtesh për autovetura, 6 filtra të madhësive të ndryshme, një automjet i tipit Fiat, si dhe 6 celularë të markave të ndryshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori