LAJMI I FUNDIT:

5 aplikacionet më të sigurta për mesazhe dhe biseda sekrete (Viber nuk është në listë)

5 aplikacionet më të sigurta për mesazhe dhe biseda sekrete (Viber nuk është në listë)

Mundësia për të monitoruar trafikun tuaj do të thotë që ju dërgoni mesazhe me shumë aplikacione të njohura të cilat mund të përgjohen dhe të lexohen.

Në disa raste, hakerët munden edhe që të paraqiten si disa nga miqtë tuaj online. Megjithatë, në treg ka edhe aplikacione të cilat e marrin sigurinë dhe privatësinë e përdoruesve shumë seriozisht, prandaj edhe në këtë listë janë 10 prej tyre të cilat rekomandohen për përdorim të sigurtë. Në këtë listë, nuk është Viber, aplikacioni që në tregun tonë përdoret shumë.

Whatsapp

Në prill të vitit të kaluar, WhatsApp ka mundësuar enkripitimin e mesazheve në tërësi, në të gjitha platformat. Kjo do të thotë se bisedat nuk mund të lexohen nga të gjithë, por vetëm nga ju dhe personi që ju i keni dërguar mesazh. WhatsApp ofron një kod të sigurisë në mënyrë që ju mund të verifikoni nëse dikush e ka marrë mesazhin tuaj përmes një hakimi.

Signal

Aplikacioni i mesazheve vjen nga Open Whisper Systems që mban vulën e miratimit nga Edward Snowden, jo më pak. Signal është i lehtë për ta përdorur, dhe njësoj sikurse WhatsApp, bisedat janë të koduara tërësisht.

FrozenChat

Përveç emrit interesant, FrozenChat ofron biseda të koduara përmes OTR (Off the Record).Në këtë aplikacion ju mund ta shlyeni çdo bisedë nga çdo gjurmë, në mënyrë që askush të mos ketë mundësi ta dëshmojë se ka biseduar me ju.

ChatSecure

Sikurse FrozenChat, ChatSecure mbështet mesazhet me Off the Record dhe XMPP.

Wickr Me

Ky aplikacion shkon edhe më tej. Ua mundëson përdoruesve që pas një periudhe të caktuar kohore, mesazhet të zhduken nga aplikacioni vetvetiu.

Në trend Teknologji

Më shumë
Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Teknologji
Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Teknologji
Samsung ka lëshuar përditësimin e sigurisë të radhës për serinë Galaxy S24, i cili vjen me përmirësimet edhe të kamerës

Samsung ka lëshuar përditësimin e sigurisë të radhës për serinë Galaxy S24, i cili vjen me përmirësimet edhe të kamerës

Teknologji
Safari është shfletuesi i dytë më i përdorur në botë në desktop

Safari është shfletuesi i dytë më i përdorur në botë në desktop

Teknologji
Kalo në kategori