LAJMI I FUNDIT:

3 stilime seksi për flokë të shkurtër

3 stilime seksi për flokë të shkurtër

Flokët e shkurtër janë aktual dhe të gjithanshëm. Një prerje e shkurtër cilësore e njohur si “Bob” përshtatet për flokë me diametër të gjerë (flokë të trashë), ndërsa një “Bob” i shkallëzuar për flokë më të hollë.

Behar Krasniqi
Stilist & floktar profesionist
Qendra estetike-kozmetike “estethica”
044/049 344-284, 038/733-407
www.estethica-ks.com
facebook.com/estethica.prishtine

Të shkurtra, stili Bob


Më së miri përshtatet për: flokët e trashë
Çfarë duhet kërkuar: prerje të shkurtë Bob me shkallëzime

Si ta arrijmë një pamje të tillë: Përdorni një sprej për ta rritur vëllimin në rrënjët e flokëve, pastaj thani rrënjët me ndihmën e tharësit duke e përdorur një furçë të rrumbullakët. Thani flokët drejtë nga mesi i skalpit – mos i ndani si zakonisht – duke i dhënë rrënjëve ngritje dhe vëllim para se t’i ndani në anën e preferuar. Përdorni një furçë të rrafshët për t’i tharë flokët anëve, pra që ato të bien butësisht.

Flokë të krehura nga pas

Si ta arrijmë një pamje të tillë: Për ta pastruar fytyrën nga flokët, filloni me një sprej që mbanë flokët drejt fuqishëm, dhe përdorni tek rrënjët e flokëve. Thani flokët nga para pas, duke i përdorur gishtat që t’i ndani ato. Përfundoni me pak dyllë nëpër flokë.

Bob me shkallëzime

Më së miri përshtatet për: flokët më të hollë
Çfarë duhet kërkuar: shkallëzime që japin formë dhe lëvizje

Si ta arrijmë një pamje të tillë: Aplikoni në rrënjë të flokëve sprej të fuqishëm që mbanë flokët drejtë. Me përdorimin e furçës së rrumbullakët, thani flokët duke i ngritur në rrënjë që të krijoni vëllim. Me ndihmën e hekurit për flokë, drejtoni flokët nga mesi deri tek majat e flokëve në të gjithë kokën. /Telegrafi/