LAJMI I FUNDIT:

280 mijë krerë gjedhësh do të vaksinohen këtë vit

280 mijë krerë gjedhësh do të vaksinohen këtë vit

Kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Valdet Gjinovci tha sot se vaksinimi i gjedhëve do të përfshijë gjithë territorin e Kosovës, duke përfshirë edhe veriun.

Ai tha se janë rreth 280 mijë krerë gjedhë që do të vaksinohen këtë vit.

Gjinovci me këtë rast apeloi gjithë fermerët që të vaksinojnë gjedhët e tyre për shkak të rëndësisë së madhe që ka parandalimi i kësaj sëmundjeje.

Sipas tij, vaksinimi i gjedhëve kundër sëmundjes së lëkurës ka dhënë rezultate të mira, pasi që siç tha ai, këtë vit nuk është paraqitur asnjë rast me këtë sëmundje.

Dukagjin Deda, në fermën e të cilit ka filluar zyrtarisht vaksinimi i gjedhëve kundër sëmundjes gungore të lëkurës, tha se rëndësia e vaksinimit të gjedhëve qëndron në ruajtjen e shëndetit për të gjithë. /Telegrafi/