LAJMI I FUNDIT:

24% e vendeve të punës në Shqipëri janë nga turizmi

24% e vendeve të punës në Shqipëri janë nga turizmi

Shqipëria ka një numër të lartë të punësuarish në turizëm dhe listohet si vendi i tretë në botë që siguron punësim të lartë në këtë sektor, sipas të dhënave të World Travel and Tourism Council (WTTC).

“Shqipëria vjen si suprizë në vendin e tretë, ku 24 % e vendeve të punës (një në 4) janë ri rezultat i turizmit. Për 50 vjet e mbyllur nga bota, Shqipëria ende nuk mund të quhet destinacion i profilit të lartë turistik, por turistët tërhiqen nga produktet turistike të panjohura kryesisht në Rivierën Shqiptare dhe Alpet e Shqipërisë. Brandet ndërkombëtare ende mungojnë në vend, po sipërmarrja është duke lulëzuar dhe kjo do të thotë që autenticiteti është pika më e fortë e turizmit shqiptar”, thuhet në raportin e World Travel and Tourism Council të publikuar së fundi mbi impaktin ekonomik të Udhëtimeve dhe Turizmit, fokusuar tek shtetet që krijojnë më shumë vende pune nga turizmi.



Udhëtimet dhe Turizmi gjenerojnë se bashku 10% të punësimit në botë, që do të thotë 1 në 10 vende pune. Globalisht 109 milionë njerëz punojnë direkt në industrinë e Udhëtimit dhe Turizmit. Këtu përfshihen pilotë, kuzhinierë, staf hoteli, udhërrëfyes, ekuipazh krocerash por dhe ekonomistë, grafistë, inxhinerë për kompanitë turistike, e deri te shërbimet e lavanterisë, prodhuesit e ushqimit etj.

Rreth 183 milionë njerëz të tjerë varen nga taksat dhe shpenzimet e të punësuarve në turizëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori