LAJMI I FUNDIT:

Më 21 korrik, Komuna e Prishtinës diskuton për xhaminë, BIK thotë se nuk kanë pranuar asnjë peticion për ndalimin e ndërtimit të saj! (Video)

Më 21 korrik, Komuna e Prishtinës diskuton për xhaminë, BIK thotë se nuk kanë pranuar asnjë peticion për ndalimin e ndërtimit të saj! (Video)

Peticioni me nënshkrimet e 30 personave të cilët po kërkojnë rishikimin e projektit për dhënien e lejes për Xhaminë e Madhe në Dardani, nuk ka shkuar në adresë të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Zëdhënësi i këtij institucioni, Ahmet Sadriu, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se asnjë kërkesë, apo peticion përmes të cilit kërkohet mosndërtimi i Xhamisë në Dardani nuk ka arritur në BIK.

“Një informatë e tillë te ne ka ardhur vetëm përmes mediave, ne absolutisht nuk kem diçka kështu që na ka ardh”, ka thënë Sadriu.

Ai madje një pretendim të tillë e quan tendencioz dhe aspak të drejtë, ngase sipas tij, procedurat për ndërtimin e kësaj xhamie kanë qenë legjitime, transparente dhe konform ligjeve në fuqi.

“Është shumë e paqartë kjo, është e pakuptimtë, e pa ndonjë domethënie kur ne e dimë se që nga viti 2012 aty është zhvilluar një zhvilluar një ceremoni zyrtare. Aty është vendos një gurthemel, aty kanë marrë pjesë të gjitha institucionet më të larta shtetërore”.

Për këtë projekt ai tha se është zhvilluar edhe një konkurs transparent ndërkombëtar me një juri profesionale dhe votim të drejtpërdrejt nga qytetarët prishtinas.

“Ne gjatë gjithë kësaj kohë, gjithë kësaj periudhe kohore ne kemi qenë në kontakt edhe me komunën, kuvendin komunal, normal i kemi zhvilluar të gjitha ato procedurat të cilat kërkohen rreth projektit, rreth dokumentacionit dhe ato i kemi përfunduar ne dhe i kemi dorëzuar në komunë. Kemi pritur që do të na jepet leja për fillimin e punëve dhe kjo është shtyrë me arsyetime të ndryshme”, ka thënë më tej Sadriu.

Sadriu beson se ndërtimi i objektit të Xhamisë qendrore në kryeqytet do të nisë shumë shpejt.

Për këtë qëllim Sadriu bëri të ditur se ditë më parë myftiu Tërnava zhvilloi një takim me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nga i cili mori garancion se të premten e ardhshme, më 21 korrik në Kuvendin Komunal do të debatohet përkitazi me ndërtimin e kësaj xhamie.

Ai ka thënë se BIK-u pret që në këtë mbledhje të ketë një debat konstruktiv dhe më në fund t’i jepet fund këtij epilogu të stërgjatur.

Gurthemeli për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë ishte vënë me pompozitet, në vitin 2012, nga krerët e atëhershëm të institucioneve kryesore të Kosovës – presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi, kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori