LAJMI I FUNDIT:

20 vite me magjinë e Iniestas, fitorja e kualitetit mbi kuantitetin (Video)

20 vite me magjinë e Iniestas, fitorja e kualitetit mbi kuantitetin (Video)

Është shumë e vështirë të besohet, por sot 20 vite më parë një djalosh me emrin Andres Iniestas, i kishte trokitur në derë Barcelonës për ta filluar udhëtimin e tij me La Masian e famshme.

Sipas shumë fansave ai nën karrierën e tij ka mundur të shënojë më shumë gola, por misioni i tij ishte krejt tjetër.


Ai është një lojtar që më shumë e vë në pah elegancën dhe kreativitetin, se sa instinktin vrastarë. Por askush nuk është perfekt.

Të martë në Ligën e Kampionëve kundër Celtic pamë një gol të jashtëzakonshëm të Iniestas.

Iniesta kalon Puyolin, ia mësyn Xavit (Foto)
Lexo po ashtu Iniesta kalon Puyolin, ia mësyn Xavit (Foto)

Një goditje volej pas një asistimi të Neymar, duke na kujtuar golat e tij ikonik si ai në Stamford Bridge në vitin 2009 dhe një vit më pas në finalen e Kupës së Botës.

Ai ka zhvilluar 13 sezone me Barcelonën (ky i 14 që është duke e zhvilluar) dhe ka mbi 50 ndeshje duke shënuar vetëm 50 gola, që i bie pak më shumë se tri gola për sezon, shkruan Marca.

Pesë futbollistë të mëdhenj që ndoqën hapat e idhujve të tyre të fëmijërisë (Foto)
Lexo po ashtu Pesë futbollistë të mëdhenj që ndoqën hapat e idhujve të tyre të fëmijërisë (Foto)

Në krahasim me lojtarët e tjerë si Ivan Rakitic që ka shënuar 17 gola në dy vite, apo edhe Cesc Fabregas që ka qëlluar cakun 42 herë në tri vite, ai nuk ka shënuar shumë, por askush si ai nuk e ka dominuar mesfushën në La Liga prej kohës kur Zinedine Zidane luante në ato anë, transmeton Telegrafi.

Me një fjalë Iniesta është triumf i kualitetit mbi kuantitetin.

Ne shpresojmë të shohim sa më shumë gola të këtij lojtari, por edhe ato që ka shënuar tashmë janë një vitrinë e pasur për të gjithë ata që i shijojnë, pasi misioni i tij është magjia dhe ai e ka bërë këtë si askush tjetër. /Telegrafi/

Goli i parë me La Rojan kundër Anglisë

Perla kundër Sevillas

‘Inestazo’ në Stamford Bridges

Goli që i bëri Spanjën kampion bote

Brilante ndaj Racing Santander

Goli i madh në ndeshje të vogël

Goli kundër Levantes

Fluturimthi me Deportivo Alavesin

Qetësi në Santiago Bernabeu

Klasi mbetet i përhershëm

Në trend Sport

Më shumë
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori