LAJMI I FUNDIT:

20 veta në garë për Avokat të Popullit

20 veta në garë për Avokat të Popullit

Komisioni i Ligjeve do të zhvillojë të mërkurën seancën dëgjimore me 20 kandidatët e vetofruar për postin e Avokatit të Popullit.

Në listën e kandidatëve që kanë aplikuar për postin e Avokatit të Popullit është edhe Igli Totozani, i cili kërkon një mandat të dytë. Po ashtu, si kandidate për postin e Avokatit ka aplikuar dhe ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterije Luzi (Lleshi), kjo e fundit pasi u përjashtua nga gara në KQZ, pritet të rikthehet në vendin e mëparshëm të punës në Kuvend.


Luzi do të ketë përballë edhe në këtë garë një tjetër jurist, bëhet fjalë për Genc Gjonçajn, përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste në KQZ. Gjonçaj është përballur në shumë beteja politike në KQZ për të mbrojtur të majtën.

Ai aktualisht mban postin e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme. Si kandidat për postin e Avokatit të Popullit, kandidon Altin Goxhaj, Olta Aliaj, Drita Avdyli, Yllka Banushi, Rezarta Bitri, Jordan Daci, Kastriot Frashëri, Gëzim Gjana, Mimoza Gjika, Adrian Liçaj, Anton Lleshaj, Bujar Madani, Erindi Ndroqi, Suzana Pasha, Zhaklin Peto, Denar Veshi dhe Rovena Voda.

Zgjedhja e Avokatit të Popullit parashikon votimin me shumicë të cilësuar, e përkthyer ndryshe 84 vota në Kuvend. Për shkak të ngërçit politik, ish-qeveria Berisha ia ka dhënë të drejtën opozitës së atëhershme të drejtën për të vendosur një emër që ajo dëshironte për t’ia votuar më pas. PS, asokohe zgjodhi Igli Totozanin, pas një seance dëgjimore që zhvilloi me disa kandidatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori