LAJMI I FUNDIT:

20 pyetje për maskat

20 pyetje për maskat

Maskat janë një ndihmë e vlefshme për lëkurën: përqendrimi i lartë i vepruesve aktivë dhe koha e zgjatur e pushimit lejojnë që të hidratohet në thellësi epiderma, të riaktivizohet, minimizohen rrudhat, skuqjet, çlodhin dhe i japin dritë lëkurës.

Po si funksionojnë, në cilën mënyrë duhen përdorur dhe sa kohë? Ja përgjigjet dhe si t’i zgjidhni.

1. Si veprojnë maskat hidratuese?
Janë të formuara me veprues aktivë dhe i lejojnë fytyrës të mbajë ujin në brendësi të saj: janë një “banjë” e mirëfilltë hidratimi që ndihmon lëkurën të qëndrojë e butë dhe e freskët.

2. Kur është e dobishme të përdoren?
Gjithnjë: në dimër kur lëkura është e plasaritur nga të ftohtit dhe në verë kur është e skuqur nga dielli. Por edhe kur ajri është shumë i ndotur apo ka erë.

3. Janë të përshtatshme për lëkurat e yndyrshme?
Më mirë të mos përdoren. Janë të këshilluara maskat pastruese që eliminojnë në thellësi papastërtitë dhe qelizat e vdekura, riekuilibrojnë lëkurën, mbyllin poret dhe heqin lyrësinë, transmeton Telegrafi.

4. Pse tek ato pastrueset janë prezentë argjila ose kaolina?
Sepse këto substanca kanë funksion preciz të thithjes së yndyrës së tepërt dhe të furnizimit me kripëra minerale.

5. Maskat kundër moshës përmbajnë të njëjtët përbërës si kremrat kundra rrudhave?
Në përgjithësi po, por në përqendrim më të madh. Të përdorura me rregullsi, dy herë në javë me cikle prej dy muajsh, i japin energji lëkurës, e tonifikojnë dhe shtrijnë rrudhat.

6. Specialitetet “rinovuese” janë të përshtatshme për lëkurën e skuqur?
Jo, sepse vepruesit aktivë rigjallërues e ngrenë gjakun lart dhe përfundojnë duke theksuar problemin. Në këtë rast është ideale të përdoret një maskë qetësuese dhe hidratuese.

7. Cili është produkti ideal për lëkurat delikate dhe të skuqura?
Një maskë qetësuese që vepron duke shkatërruar epidermën falë prezencës së vepruesve aktivë me veprim qetësues si kamomili, bisabola, kalendula, hamamelis.

8. Çfarë është një maskë që shqitet?
Është një maskë që formon një film të hollë dhe transparent mbi lëkurë që “hiqet” duke e “shqitur” me drejtim për lart.

9. Pse zakonisht duhet evituar konturin e syve?
Sepse mund të ndodhë që produkti të penetrojë këtë lëkurë tepër delikate e të shkaktojë irritime.

10. Si janë të formuara maskat për zonat rreth syve?
Me substanca hidratuese, qetësuese dhe lehtësuese që zbusin lëkurën, largojnë qeskat dhe fryrjet, parandalojnë dhe zbusin rrudhat.

11. Ekzistojnë formula specifike për buzët?
Sigurisht dhe janë të formuara me substanca hidratuese dhe kolagjen për të shtrirë rrudhat që formohen anash buzëve. Aplikohet një herë në javë për parandalim dhe dy herë si kurë.

12. Para maskës mund të bëhet një esfolim?
Po, sidomos nëse lëkura është e dëmtuar. Duke eliminuar qelizat e vdekura lehtësohet penetrimi i vepruesve aktivë.

13. Si eliminohen nga fytyra?
Me ujë të vakët, me një copë pambuku ose sfungjertë njomur me tonik të lehtë.

14. Cili është momenti ideal për t’i aplikuar?
Mbrëmja, kur qarkullimi është më aktiv dhe lëkura më thithëse. Është më mirë të mos aplikohet mbas orës 22 kur epiderma ngadalëson aktivitetin e saj. Edhe mëngjesi pak rekomandohet për shkak se metabolizmi i lëkurës është në minimum.

15. Pse këshillohet të aplikohet maska gjatë banjos?
Sepse avulli hap poret dhe lehtëson penetrimin. Kushtet e qetësisë, pastaj, fuqizojnë efektin e produktit.

16. Ku duhet përhapur produkti në fytyrë?
Maska duhet të aplikuar në një shtresë të trashë, por jo të tepërt, si dhe uniforme në të gjithë fytyrën duke mos harruar qafën.

17. Si duhet të jetë lëkura?
Krejt e pastër. Për të fuqizuar efektin, para se ta aplikoni, bëni një banjë me avull duke afruar fytyrën pranë një tenxhereje me ujë të vluar për 5 minuta.

18. Për sa kohë veprojnë?
Zakonisht nga 3 në 15 minuta. Në çdo rast është mirë të respektohet koha e rekomanduar tek produkti.

19. Cili krem duhet aplikuar më pas?
Hidrant, pas një maske pastruese dhe anti-rrudhë pas një maske anti-moshë.

20. Me çfarë frekuence duhen përdorur?
Ato qetësuese edhe çdo ditë: një herë në javë pastrueset dhe, dy herë në javë gjithë të tjerat. /Telegrafi/