Argëtim Saliu
Qytetarë të nderuar, e veçanërisht ju punonjës të sektorit publik, para se partitë politike t’ju angazhojnë në aktivitete gjatë fushatës parazgjedhore, me arsyetimin e tyre se ja, ne do t’ju punësojmë ose ne ju punësuam, ju ua bëni paraprakisht me dije, se: Jemi ne të parët, qytetarët, që me votën tonë ju punësojmë dhe pastaj ju merrni statusin dhe autoritetin e pushtetarit.
Pas shumë përpjekjeve të autoriteteve vendore dhe ndërkombëtare, si duket, përfundimisht do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare të parapara për më 11 dhjetor të këtij viti. Është mëse e vërtetë se Maqedonia është përballur me kriza të njëpasnjëshme politike, që nga pavarësimi e deri më tani, bile si pasojë e krizave dhe diskriminimit erdhi edhe deri te konflikti i armatosur në vitin 2001. Por, kjo krizë që kaploi vendin nga viti 2015 e këndej, assesi të përfundojë dhe t’i gjendet zgjidhja. Jo se nuk ishin në dijeni qytetarët dhe autoritetet ndërkombëtare për format dhe mënyrën e qeverisjes së vendit, por vërtetimi i këtyre pohimeve erdhi vetëm pas publikimit nga opozita maqedonase të një sërë përgjimesh telefonike të funksionarëve dhe politikanëve të vendit.
Pas publikimit të përgjimeve, qytetarët e kuptuan dhe u vërtetuan se vërtet shteti është i kapur nga partitë politike, të cilat gjatë qeverisjes manifestojnë pushtet absolut politik dhe ekzekutiv. Aty e kuptuan qytetarët se si zgjidhen dhe emërohen gjyqtarë, prokurorë, anëtar të bordeve, e mos të flasim për punësime në nivele më të ulëta etj.
S’do mend se jemi një shoqëri në fazën e tranzicionit të thelluar dhe të stërzgjatur, ku politika nëpërmjet aktorëve të saj çdo gjë ka partizuar. Nuk kemi segment apo veprimtari shoqërore ku vendimet dhe qëndrimet e shoqërisë në përgjithësi dhe individëve në veçanti nuk politizohen. E gjitha kjo vjen si pasojë e aktorëve politikë, të cilët veprimtarinë politike e kuptojnë gabimisht, sa për interesa personale apo të një grupi të caktuar.
Aq shumë është banalizuar skena politike nga politikanë të kalibrave të ndryshme ku të gjithë kanë profesione nga më të ndryshmet, ndërsa gati aspak nuk kemi politikanë të përgatitur, profesionistë nga fusha e shkencave politike dhe juridike.
Që nga pavarësimi i Maqedonisë e deri më sot, populli shqiptar votoi dhe bëri funksionarë lloj-lloj njerëzish. Thuajse çdo kund vlente sistemi i meritokracisë, përveçse në skenën politike. Jemi lodhur me premtime megalomane nga më të ndryshmet, bile edhe nga projekte që janë “realizuar” por nuk kanë qenë në platforma apo pjesë e fushatave!
Andaj, nuk duhet harruar se populli është ai që e zgjedh dhe që e legjitimon pushtetin. Në këtë rast, nëse të zgjedhurit dështojnë, atëherë edhe është normale që populli tua kthejë shpinën atyre që vetë i ka zgjedhur. Politikanët garën politike duhet ta kuptojnë si garë sportive, në të cilën më i miri fiton dhe më i dobëti humb, pas çka shtrihet dora duke miratuar rezultatin nga gara. Të zgjedhurit e popullit janë pushtet-kërkuesit dhe pushtet-mbajtësit, prandaj edhe duhet shprehur një respekt të denjë ndaj popullit i cili pa konkurs dhe pa kritere punësimi në çdo cikël zgjedhjesh ju punëson në hierarkinë më të lartë shtetërore. Detyrë kjo me përgjegjësi dhe obligime të shenjta!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert