LAJMI I FUNDIT:

100 urime për 100 vjet Shtet !

100 urime për 100 vjet Shtet !

Studentët e vitit III-të të Fakultetit të Mjekësisë-Universiteti i Prishtinës, kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për të përçuar një mesazh urimi për festën e 100 vjetorit të pavarësisë.

Me organizim, të vetë studentëve, ata janë grumbulluar në lokacionet e Fakultetit të Mjekësisë, ku gjithsecili nga kjo gjeneratë ka pasur mundësinë të uroj për 100 vjet Shtet Shqiptar.

Sipas Floran Sahiti-t, student, e gjithë kjo është bërë që në një mënyrë simbolike të përçohet mesazhi i rinisë kosovare -JEMI NJË!