Teksa Facebook thotë se mbrojtja e privatësisë së përdoruesve të tij është prioriteti kryesor, disa informacione do të bënit mirë që të mos i linit në profil, si adresa e shtëpisë apo shkolla që keni ndjekur.
Këto janë 10 informacionet që duhet të fshini sa më parë nga rrjeti social.
Ditëlindja
Ditëlindja është një detaj i rëndësishëm rreth një individi, ashtu si emri dhe adresa e shtëpisë, me anë të së cilave njerëzit mund të aksesojnë më lehtë llogarinë tuaj bankare dhe detaje personale.Numri i telefonitRasti më i mirë është që t’ju marrë në telefon një admirues/e, ndërsa ai më i keq, është që t’ju përndjekin.
Pjesa më e madhe e “miqve” tuaj
Profesori i Psikologjisë në Oxford, Robin Dunbar, përllogarit se njerëzit mund të mbajnë rreth 150 marrëdhënie të qëndrueshme. Pasi vëzhgoi 3375 përdorues të Facebook,Dunbar zbuloi se pjesa më e madhe e miqve ishin thjeshtë për numër. Ndaj, mbani sa më pak miq në rrjetin social, me të cilët mund të keni një bashkëveprim të shëndetshëm.
Fotografi të fëmijëve/pjesëtarëve të vegjël të familjes
Bëjini vetes këtë pyetje: Çfarë lloj informacioni do të donin fëmijët të shihnin rreth vetes në internet në të ardhmen? Brezat e mëparshëm nuk kishin nevojë ta mendonin këtë, por me zhvillimin e internetit dhe rrjeteve sociale, kjo po kthehet në një pyetje të rëndësishme.
Shkolla që ndjekin të vegjlit
Sipas një raporti britanik, numri i ngacmimeve seksuale është rritur përgjatë vitit të fundit. Ndaj, gjëja e fundit që do të donit është që t’i jepnit njerëzve të tillë informacion se në cilën shkollë shkojnë fëmijët tuaj.
Vendndodhja
Shërbimi i vendndodhjes ofrohet në telefonat Android dhe iPhone.
Në 2015-ën TechCrunch raportoi se mbi 500 milionë përdorues futeshin në Facebook vetëm nëpërmjet telefonit, që do të thotë se i njëjti numër ka potencialin për të ndarë vendndodhjen në internet dhe kushdo që dëshiron t’ju bëjë keq e ka të lehtë t’ju gjejë.
Shefin tuaj
Kjo është klasike. Facebook është rrjet social dhe përdoret kryesisht për t’u relaksuar dhe për t’u shprehur lirshëm. Por shefi juaj mund të shohë gjithçka, ndoshta edhe gjëra që nuk duhet.
Mos bëni tag vendndodhjen tuaj
Njerëzit e harrojnë që të bërit “tag” vendndodhjen kur janë në shtëpi zbulon adresën e tyre.
Kur dhe ku do të shkoni me pushime
Sipas faqes “This is Money”, ata që grabiten gjatë kohës që janë me pushime mund të mos përfitojnë nga siguracioni nëse kanë postuar në rrjete sociale planet për pushime.
Statusi i lidhjes
Nëse doni të festoni një lidhje të re, mos e bëni këtë në Facebook. Lidhja mund të mos funksionojë dhe ndryshimi i statusit nga “në një lidhje” në “single” do t’ju bëjë të ndiheni më keq seç duhet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sam Altman thotë se nuk mendon se bota ‘ka nevojë për një kopje tjetër të Google’
Nvidia zbulon çipin më të fundit të Inteligjencës Artificiale – 30 herë më të shpejtë se paraardhësi i tij
Një grup hakerësh pretendojnë se kanë vjedhur 740 GB të dhëna nga Viber
Nvidia zbulon çipin më të fundit të Inteligjencës Artificiale - 30 herë më të shpejtë se paraardhësi i tij
Një rekord i ri botëror është vendosur me procesorin e ri Core i9-14900 nga Intel, pamje që e dëshmojnë këtë
Çdokush mund ta shohë logon e Google, por jo të gjithë e vërejnë "gabimin" që fshihet në të
Një grup hakerësh pretendojnë se kanë vjedhur 740 GB të dhëna nga Viber
Rikthehet në funksion Facebook
SHBA ka hapur hetim ndaj Meta-s për rolin e saj në shitjen e paligjshme të drogave
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Përfito nga zbritja dhe apliko në trajnimin për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Zbulo qysh mundesh me i vesh gërshetat me ZBRITJE
Më të lexuarat
Konfirmojnë lidhjen e dashurisë - Erolld Belegu dhe Diola Dosti shfaqen më të lumtur se kurrë
Deklarimet e Vuçiqit për luftë, deputeti gjerman i reagon ashpër Borrellit e Lajçakut, po e akuzoni Kurtin pa arsye
Aeroplani supersonik që ishte më i shpejtë se Concorde
Babai i Gentian Bejtjes: Nëse djali im ka vrarë e ka prerë, i jap dorën atij që e vrau!
Premtimi i Abelard Tahirit: Nëse Kurti edhe një herë bëhet kryeministër, unë e lë mandatin e deputetit
Barcelona i përgjigjet çmimit që Man Utd i ka vënë kartonit të Greenwood