LAJMI I FUNDIT:

1 Maji: Në vend të protestave, kosovarët bëjnë qejf

1 Maji: Në vend të protestave, kosovarët bëjnë qejf

Në Ditën e Punëtoreve në Kosovë nuk pati protesta për të drejtat e punëtorëve sikurse në shumicën e vendeve të tjera. Shumë qytetarë ia mësynë zonave piktoreske për të bërë qejf në vend të që protestojnë. Drejtues të sindikatave kanë thënë sot se nuk kanë marrë mundin që të organizojnë protesta, sepse kanë qenë të bindur se qytetarët nuk do të merrnin pjesë në mënyrë masive.

Përfaqësues të parive politike në Kuvendin e Kosovës kanë thënë për Telegrafin se ka nevojë që të ketë ndryshime në kreun e sindikatave, në mënyrë që ato të mbrojnë te drejtat e punëtorëve e jo t’i shkojnë për shtati politikave qeveritare.

Zv/kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale,Time Kadrijaj, ka thënë se ka qenë detyrë sindikatave që funksionojnë në Kosovë që bashkëpunojnë në të gjitha nivelet dhe në mënyrë simbolike të shprehin pakënaqësinë e tyre për problemet dhe për shkeljen e të drejtave të punëtorëve.


“Sindikalistët nuk kanë nevojë ta mbrojnë Qeverinë sepse ajo është organ ekzekutiv, se s’ka nevojë për këtë. Për mua është një fakt dëshpërues për qasjen e tillë të mosorganizimit të sindikatave aktuale. Derisa në vendet e tjera papunësia është shumë më e vogël sesa në Kosovë, atje protestohet, ndërsa Kosova që ka një përqindje të madhe të papunësisë, ne shohim pamje të njerëzve që kanë festuar në Gërmi, Berzovicë, Prevallë e kudo tjetër”, ka thënë Kadriaj, deputete nga radhët e AAK-së.

Ajo ka theksuar se nëse në një rast do të mund të konstatohej se një përfaqësues nuk i mbron interesat e sindikalistëve, për çka edhe është zgjedhur, atëherë është dashur që të ndërrohet me një person i cili vërtet i mbron të drejtat e komunitetit që e përfaqëson.

Ndërkohë, anëtarja e Komisionit parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale nga radhët e LDK-së, Nazane Breca është habitur nga fakti që përfaqësues të sindikatave janë shprehur se nuk kanë organizuar protesta për shkak se e dinë që qytetarët nuk do të merrnin pjesë masovikisht.

“Jo, nëse do të organizoheshin protesta, sigurisht që qytetarët do të bashkoheshin, duke e ditur se ka një shkallë të papunësisë prej 45 për qind dhe gjendja ekonomike është shumë e rëndë. Mendoj s sindikatat nuk i përfaqësojnë ashtu siç duhet të drejtat e punëtorëve. Por, ndonjëherë aty përzihet të drejtat individuale të udhëheqësve të sindikatave”, ka thënë Breca për Telegrafin.

Edhe ajo ka thënë se anëtarët e sindikatave duhet ta shohin gjendjen brenda radhëve të tyre dhe të bëjnë ndryshime, në mënyrë që të zgjidhen njerëz që i përfaqësojnë të drejtat e punëtorëve, pasi që kjo gjendje me siguri i shkon në favor Qeverisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori