LAJMI I FUNDIT:

​UNICEF: Shifra e adoleshentëve me HIV mund të rritet 60 për qind deri në vitin 2030

​UNICEF: Shifra e adoleshentëve me HIV mund të rritet 60 për qind deri në vitin 2030
-->

Personat që preken nga virusi HIV në mesin e adoleshentëve mund të rritet me 60 për qind duke kapur shifrën e 400 000 rasteve të reja në vit deri në vitin 2030, nëse progresi në arritjen e popullsisë së cënueshme mbetet në ritmin e saj aktual, deklaroi UNICEF.

Raporti, që u publikua sot përkon me Ditën Botërore të SIDA-s dhe paralajmëron se për shkak të lëvizjeve demografike, duke përfshirë një rritje të madhe të numrit të të rinjve, numri i infeksioneve të reja në mesin e të rinjve të moshës 15 deri 19 vjeç mund të dyfishohet në krahasim me 250 000 rastet e regjistruara në vitin 2015 .

UNICEF është shpreh se nëse progresi ngadalësohet, pasojat mund të jenë shkatërruese si dhe ka paralajmëruar se financimi ndaj luftës kundër SIDA-s ka rënë që nga viti 2014.

Raporti bën thirrje për më shumë investime në risi, të përmirësohet mbledhja e të dhënave, duke i dhënë fund stigmës së bashkangjitur të sëmundjes dhe të vihen në plan të parë përpjekjet parandaluese në mesin e adoleshentëve.

“SIDA është një nga shkaqet kryesore të vdekjes në mesin e adoleshentëve,  ku rreth 41 000 adoleshentë kanë vdekur në vitin 2015”, tha UNICEF.

“Bota ka bërë progres të jashtëzakonshëm në përpjekjet globale për t’i dhënë fund SIDA-s, por lufta është shumë hapa larg përfundimit, sidomos për fëmijët dhe adoleshentët”, deklaroi Anthony Lake, drejtori ekzekutiv i UNICEF-it. /kp

 

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori