LAJMI I FUNDIT:

​Stoli i kombëtares, del në skenë emri i Camoleses

​Stoli i kombëtares, del në skenë emri i Camoleses

Federata Shqiptare e Futbollit vazhdon të jetë në kërkim të një trajneri, që të zëvendësojë italianin De Biasi.

Menjëherë pas dorëheqjes së De Biasit, presidenti Duka deklaroi se i janë ofruar rreth 100 trajnerë, ndërsa në media po përflitet çdo ditë për emra të ndryshëm.


Giancarlo Camolese është emri më i fundit, që i shtohet listës së pretendentëve për t’u ulur në bankinën kuqezi. Sipas mediave italiane, FSHF ka shfaqur interes për Kamolezen dhe në orët e ardhshme pritet të mbahet një takim mes palëve, për të diskutuar mbi këtë temë.

56 vjeçari Camolese ka një karrierë të ngjashme me De Biasin dhe Torino është ekipi më i madh që ka drejtuar, ndërsa për herë të fundit, është ulur në bankinën e Chiasos, në ligën e dytë zviceriane, në sezonin 2015-2016. /TCH/Telegrafi/