LAJMI I FUNDIT:

​Pse është mirë të konsumoni hurma

​Pse është mirë të konsumoni hurma

Në prag të muajit të Ramazanit, hurmat janë ushqimi që përdoren pothuajse më së shumti. Por konsumimi i tyre është me rëndësi te bëhet çdo ditë për shkak se këto fruta të viseve të ngrohta janë të pasura me shumë vlera ushqyese.

Hurmat  stimulojnë funksionimin e rregullt të organizmit për shkak të përbërjes së tyre me  vitamina, minerale dhe fibra  të shumta. Disa nga përfitimet kryesore janë se ndihmojnë  në problemet me kapsllëk, ndihmojnë në luftimin e çrregullimeve të zorrëve, anemisë, kancerit të barkut etj.


Sipas specialistëve, konsumimi i vetëm një hurmë në ditë krijon  në një dietë të ekuilibruar dhe të shëndetshme. Sipas studimeve të fundit është arritur në përfundim se këto fruta ndihmojnë në  parandalimin e kancerit abdominal dhe stimulojnë zhvillimin e muskujve.

Në muajin e Ramazanit konsumimi i hurmës dhe pirja e një gote të ujit, që është pjesë e kulturës dhe traditës  për personat që agjërojnë, krijon  ndjesinë e ngopjes dhe kontrollon sasinë e ushqimit të cilën e konsumoni.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori