Stresi mund të konsiderohet si një realitet i pashmangshëm në jetën moderne por trupi i njeriut nuk është aq i shpejtë sa për të kuptuar që në fakt duke qenë i stresuar i jep vetës një taksë serioze në jetë.
Duke u bazuar në një numër studimesh, stresi gjithashtu rritë rrezikun për të pasur sëmundje të zemrës, shkruan “Time”.
Bazuar në studimet e reja të publikuara në “The Lancet” shkencëtarët raportojnë se duke pasur më shumë “amygdale” aktive shtohet rreziku për sëmundje dhe sulm në zemër.
Në një studim ku morën pjesë 293 njerëz pa probleme të zemrës të cilët iu nënshtruan një mbikëqyrjeje me PET/CT Scan ( që shërben për të zbuluar strukturën e qelizave dhe indeve të trupit) për të matur aktivitetin e trurit dhe palcës së eshtrave si dhe pezmatimit të arterieve.
Këto tri zona ndërveprojnë në mënyrë të rëndësishme në modelet e kafshëve, thotë autori i studimit dhe kardiologu Dr. Ahmed Tawakol, drejtor i programit MR PET CT, në spitalin e përgjithshëm në Massachusetts.
Stresi pra, shkakton të ashtuquajturat “amygdala” që pastaj aktivizon palcën e eshtrave dhe inflamacionin e arterieve.
Në një studim tjetër më të vogël, shkencëtaret anketuan 13 njerëz me nivel të stresit më të lartë se zakonisht për të ranguar sa të stresuar ndiheshin ata në përgjithësi gjatë pyetjeve psikologjike.
“Ne gjetëm se perceptimi i tyre për stresin është dukshëm i lidhur me amygdalet” tha Tawakol . Ata të cilët kishin thënë se janë vërtetë shumë të stresuar kishin amygdalet më aktive. “Kur flas me pacientet e mi, unë u them atyre se ne po mësojmë që dieta, ushtrimi apo zvogëlim i stresit janë disa nga pajisjet tona me bindëse dhe janë pak më të thjeshta” shton ai.
Ndonëse nuk është teknologjia më e mirë që kemi për t’ua ofruar pacienteve tanë, në fund të fundit është këshilla më e mirë”. /Kp
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën