LAJMI I FUNDIT:

​Përfaqësuesja e Kosovës U19 e femrave nisi përgatitjet, flasin përzgjedhësi dhe disa futbolliste

​Përfaqësuesja e Kosovës U19 e femrave nisi përgatitjet, flasin përzgjedhësi dhe disa futbolliste

Paraditen e sotme përfaqësuesja e Kosovës U-19 në konkurrencën e femrave ka mbajtur stërvitjen e parë në stadiumin e fushës sintetike në Ferizaj.

Në një atmosferë jashtëzakonisht të mirë Shtabi teknik i përfaqësueses i përbërë nga Përzgjedhësi Kushtrim Munishi, ndihmësit e tij Megzon Visoka dhe Labinot Qosa me përkushtim punuan dhe shpalosen situatat e ndryshme në lojë si dhe ndërlidhja dhe bashkëpunimi ndërmjet reparteve, nga faza e mbrojtjes, transformimi i lojës dhe mesfushës deri te sulmi.


Përfaqësuesja jonë nesër po ashtu prej orës 9.00 në të njëjtën fushë do të vazhdojë me stërvitjen e radhës.Deklaratat Kushtrim Munishi, përzgjedhës: “Jemi në hapat e parë të themelimit të përfaqësueses U-19 të femrave dhe natyrisht kemi vështirësi në gjetjen dhe përzgjedhjen e vashave, duke marrë për bazë që futbolli i femrave tek ne është ende në fillim.

Por ne do të punojmë me ngulm për ta formuar Kombëtaren dhe do të përgatitemi brenda mundësive tona për ndeshjet parakualifikuese për Kampionatin evropian 2018. Siç dihet Kosova është në grup me Gjermaninë, Islandën dhe Malin e Zi dhe ndeshjet zhvillohen në shtator në Gjermani.

Jemi në një grup mjaft të fortë, por ne do ta bëjmë punën tonë dhe të përgatitemi sa më mirë”.Egzona Gashi, futbolliste:“Jemi duke punuar mjaft mirë dhe do të përgatitemi edhe në ditët në vijim dhe shpresojmë se do të jemi rivale të mira edhe pse ekipet si Gjermania e Islanda që bartin një përvojë të madhe vështirë mposhtën”.Aurora Behluli, futbolliste: “Unë së pari jam e lumtur që me ka ftuar përzgjedhësi Kushtrim Munishi të luajë për Kosovën. Jam e lindur në Zvicër, por rrënjët i kam nga Kosova dhe dua të luaj për Kosovën. Këtu me kanë pritur mirë si shtabi teknik si lojtaret.

Po punojmë dhe do të punojmë edhe më shumë për të arritur rezultate të mira”. /KP/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori