LAJMI I FUNDIT:

​Përdorni sa më shumë qepë të reja gjatë kësaj stine

​Përdorni sa më shumë qepë të reja gjatë kësaj stine

Pranvera është stina më e preferueshme për përdorimin e qepës së gjelbër, të njohur tek ne si qepët e reja.

Ky ushqim i freskët  duhet të jetë gjithmonë i pranishëm në tryezën tuaj, veçanërisht në këtë kohë që është më optimalja.

Përveç shijes së mrekullueshme që e kanë, qepët e njoma janë të pasura me plot vitamina dhe përbërës që i ndihmojnë shumë organizmit tuaj, shkruan KosovaPress.

Këto qepë i japin shumë shije ushqimit dhe mund të kombinohen në mënyra të ndryshme. Përfitimet shëndetësore janë të shumta.  Nëse nuk i keni përdorur deri tash duhet të filloni t’i përdorni menjëherë pasi që ato kryejnë funksione të shumëfishta si normalizimin e  tensionin e gjakut, mbrojtjen e syve, luftimin e baktereve dhe infeksionet, si dhe kanë shumë pak kalori.

Shfrytëzoni stinën e pranverës për të përdorur sa më shumë ketë produkt të mrekullueshëm.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori