LAJMI I FUNDIT:

​Jean-Claude Van Damme mbron karakterin dhe trimërinë e shqiptarit nga Shala

​Jean-Claude Van Damme mbron karakterin dhe trimërinë e shqiptarit nga Shala

Sony Pictures Home Entertainment këto ditë ka përgatitur filmin e shumëpritur Kill ‘em All.

Koreografi i famshëm i filmave me sporte luftarake Pjetër Malota është regjisori i filmit Kill ‘em All i cili do të dalin me 06 qershor 2017.Në filmin Kill ‘em all luajnë: Jean-Claude Van Damme, Peter Stormare, Autumn Reeser, Maria Conchita Alonso dhe Kris Van Damme. Muzika në këtë film është shkruar dhe performuar nga reperi I njohur shqiptaro-amerikan Martin Malota.

Bashkëpunim ndërmjet Peter Malotës dhe Jean-Claude Van Damme ka filluar 27 vite më parë me filmin e famshëm të aksionit klasik “Double Impact” dhe më vonë “Universal Soldiers” dhe “Quest”. Në përmbajtjen e filmit ka shkëmbime masive të zjarrit ku një i huaj misterioz (Van Damme), në pragun e vdekjes arrinë në spitalin lokal.

Pastaj, grupi mafioz arrinë të futet pa pengesë për ta ndjekur atë. Infermierja e tij e cila është dëshmitare e vrasjeve do të përballet me hetimet e FBI-së përmes së cilës do të zbulojnë komplotin e intrigave dhe hakmarrjes ndërkombëtare. Me shumë shtrydhje dhe kthesa, Kill ‘em all do t’ju mbajnë në hamendje derisa zbraset edhe plumbi i fundit. Kill ‘em all zgjatë rreth 95 minuta dhe është vlerësuar R për dhunën dhe gjuhën që përdoret në të.

Në një intervistë ekskluzive për Albanian American Vision, Peter Malota deklarohet: “Van Damme e luan rolin e tij si një shqiptar i cili kur ishte 11 vjeçar ia kishin vrarë babain. Rritet në emigrim dhe bëhet burrë. Më vonë ai kthehet për ta kërkuar dorasin që ia kishte vrarë babain. Pasi e lokalizon dorasin i cili tani ishte një udhëheqës i mafias ai ndeshet me të dhe grupin e tij duke i vrarë të gjithë.” Tha Malota. Ky udhëheqës i mafias më heret kishte qenë minister serb i cili kishte ushtruar dhunë mbi njerëzit që nuk e donin.

Një ndër viktimat kishte qenë edhe babai i djaloshit shqiptar Filip Shala, rolin e të cilit e luan Jean Coude Van Damme.” Ky film ofron nga Jean-Cloude Van Damme për përkrahësit e tij shumë ngjarje interesante ku përmes aftësisë së tij fizike dhe eksperiencës në filmat aksion e bën këtë ngjarje edhe më të besueshme. Ka kohë që Jean-Cloude Van Damme shfaqë adhurimin e tij për popullin shqiptar fale bashkëpunimit të frytshëm me regjisorin dhe aktorin e filmave me sporte luftarake Pjetër Malota i cili tashmë për ne shqiptarët është një emër i njohur.

“Kill ‘em All së shpejti do të shfaqet në tërë botën dhe kërkesat tashmë kanë filluar t’i vijnë nga të gjitha anët,” shprehet regjisori Pjetër Malota. Të interesuarit mund ta porosisin filmin në Blue Ray, DVD ose mund ta shikojnë On Demand.

Në trend Magazina

Më shumë
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në

Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në "Miss Universe", bukuroshja Rumy Alqahtani do t'i përfaqësojë në garën e bukurisë

Magazina
Pas deklaratave për UÇK-në, Adelina Ismaili i del në mbrojtje Enver Petrovcit: I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit

Pas deklaratave për UÇK-në, Adelina Ismaili i del në mbrojtje Enver Petrovcit: I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit

Magazina
E vërteta

E vërteta "e errët" e serisë së animuar "Tom and Jerry", a keni ditur?

Magazina
Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Fisnik Syla gjen të dashur të re, i dhuron unazë diamanti luksoze

Fisnik Syla gjen të dashur të re, i dhuron unazë diamanti luksoze

Magazina
Kalo në kategori