LAJMI I FUNDIT:

​Zidane flet për të ardhmen e James dhe Moratas

​Zidane flet për të ardhmen e James dhe Moratas

Vazhdon të mbetet në dyshim e ardhmja e dy yjeve të Realit.

James Rodriguez dhe Alvaro Morata janë dy futbollistët më të përfolur për një largim të mundshëm nga Real Madridi në fund të sezonit.


Por, në kohën kur skuadra është duke luftuar në dy fronte, La Liga dhe Liga e Kampionëve, trajneri i ‘Los Blancos’, Zinedine Zidane ka mohuar se këta dy futbollistë do të largohen.

Lajmet e fundit rreth Real Madridit
Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Real Madridit

“James është këtu dhe nuk ka çka të pyetet për këtë punë. Ai nuk ka stërvitur të martën për shkak të një goditje që ka marrë në këmbë, por të krejt çka po mendojmë tani janë këto ndeshje që kanë mbetur”, ka thënë Zidane.

Ai gjithashtu ka shpjeguar reagimin e Moratas në ndeshjen e fundit, pasi që sulmuesi spanjoll ka refuzuar t’ia zgjaste dorën pas zëvendësimit. “Morata nuk ishte i inatosur me mua, por me dikë tjetër”, ka shtuar Zizou.

“Nuk e di saktësisht se për çka ishte fjala. Kemi folur dhe gjithçka është në rregull. Ne jemi të bashkuar dhe kështu do të mbetemi”, ka përfunduar francezi.

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori