0Shares

Kur njerëzve t’ u mundësohet të shohin se çfarë po ndodh brenda kokës së tyre në kohë reale, ata do të mund të mësojnë shpejt se si ta shuajnë dhimbjen, të rrisin vetë-kontrollin dhe aftësitë mendore.

Nëse shumë prej nesh do të kenë qasje në këtë teknikë, ajo mund të bëhet transformuese.

Shumë prej nesh kemi mënyrat tona të veçanta se si të përballemi me ndjenjat dhe emocionet tona. Për shembull, kur ne jemi të shqetësuar ne mund të qetësohemi duke u përqendruar në frymëmarrjen tonë.

Nëse kemi një dhimbje pulsuese dhëmbi, ne mund të përpiqemi për ta lehtësuar dhimbjen përmes një teknikë meditimi. Ndërsa kur ndihemi keq, ne me shumë gjasë do të përpiqemi të disponohemi duke përfytyruar veten në “vende të gëzueshme”. Ata që kanë  provuar strategji të ngjashme e dinë se ato shpesh funksionojnë, por me shkallë të ndryshme suksesi.

Përfytyroni sikur të mund të shihnit çfarë ka ndodhur brenda trurit tuaj kur ju keni përjetuar emocione dhe ndjenja si dhimbja, ankthi, depresioni, frika dhe kënaqësia – të gjitha në kohë reale. Papritur, arsyeja pse ju ndjeheni ashtu siç ndjeheni mund të mos jetë aq mistike dhe efektiviteti i teknikave te vogla mendore që ju përdorni për t’u marrë me jetën e përditshme do të jetë qartë i dukshëm.

Kjo është ideja e teknikës së re të njohur si “fMRI  në kohë reale.” Duke pranuar reagime të veçanta vizuale për aktivitetin e trurit, gjatë ekzekutimit të rrengjeve dhe strategjive mendore, ne mund të mësojmë që në mënyrë të vetëdijshme të kontrollojmë emocionet, ndjenjat dhe dëshirat tona, sikur ato të ishin duke u manipuluar nga një çelës i volumit në një stereo.

Nëpërmjet ushtrimeve, ju mund të mësoni si ta përmirësoni kontrollin mbi mendjen, ngjashëm me mënyrën se si një peshëngritës synon një grup të veçantë të muskujve  dhe kjo rrit mundësinë  e një të ardhme ku ne mund të trajnojmë aftësitë e avancuara mendore shumë larg së sotmes.

Demonstrimi i parë i kësaj teknike u bë në vitin  2005 në një studim. Studiuesit u mësuan njerëzve si ta kontrollojnë dhimbjen. Tetë persona u futën në skaner, në ndërkohë që iu nënshtruan një ndjesie të nxehtë dhe të dhimbshme në lëkurën e tyre. Hulumtuesit ua shfaqën atyre një flakë virtuale për të përfaqësuar aktivizimin dhe ACC rostral, një pjesë e trurit kjo e përfshirë në përpunimin e dhimbjes.

Nëpërmjet strategjive të ndryshme njohëse, të tilla si “shërbe drejt ose larg nga nxitësi i dhimbjes” dhe “përpiqu  të perceptosh nxitësin në intensitet sa më të lartë apo të ulët”, pjesëmarrësit shpejt mësuan të kontrollojnë madhësinë e flakës, duke ndryshuar drejtpërdrejt nivelin e aktivizimit elektrik në regjionin përgjegjës të dhimbjes në tru.

Një studim i vitit 2017 tregon se ky trajnim mund ta luftojë obezitetin. Gjatë një  trajnimi katër ditor, meshkujt mbipeshë mësuan si ta rrisin ndërveprimin midis zonave të trurit që përfshijnë funksionimin ekzekutiv, të cilat përmirësuan vetëkontrollin dhe çuan në zgjedhje më të shëndetshme të ushqimit.

Studime të tjera të kohëve të fundit kanë gjetur se trajnimi mund të përdoret edhe për trajtimin e PTSD  tek veteranët e luftës, depresionin, ankthin, dhe madje edhe varësinë ndaj duhanit. Një tjetër studim nga James Sulzer në Universitetin e Teksasit, Austin ka treguar se pjesëmarrësit mund të mësojnë si të rregullojnë nivelet e dopaminës neurotransmetuese, një aplikim që mund të përdoret për të trajtuar sëmundjen e Parkinsonit.

Çfarë do të jetë potenciali përfundimtar i trajnimit ” fMRI në kohë reale” nëse dikush do të mund të praktikojë çdo ditë kontrollin ndaj trurit?

Hulumtimi tregon qartë se teknologjia mund të përdoret në mënyra të panumërta, por se sa efektive mund të jetë në afat të gjatë, dhe nëse ajo është praktike, ende mbetet për t’u parë.

Përderisa “fMRI në kohë reale” kërkon pajisje të shtrenjta, përdorimi i saj i menjëhershëm duhet të bëhet për trajtimin e gjendjeve të rënda të cilave u mungojnë terapitë e përballueshme. Megjithatë, si me çdo teknologji të re, me kalimin e kohës fMRI skaner do të lirohet, do të zvogëlohet dhe do të jetë më e arritshme.

Kështu, përderisa potenciali i fundit i teknologjisë mbetet të shihet, nuk është larg mendjes të besojmë se aftësitë mbresëlënëse të mendjes mbi arsyen e medituesve ekspert, që marrin vite për t’u zhvilluar, një ditë mund të mësohen nga të gjithë për një fraksion kohe.

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)