0Shares

​Marrja e vazhdueshme e sheqerit i cili gjendet në pije apo ushqime të ndryshme mund të ndikojë mjaft negativisht në shëndetin psikologjik.

Është kjo ajo që është zbuluar nga një studim amerikan i publikuar në revistën “Scientific Report” i zhvilluar nga University College London.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon se sheqeri nuk duhet të kalojë 5-10% të gjithë kalorive që merren në ditë.

Por në pije të ndryshme konstatohet dyfishi i normës së lejuar, gjë që mund të çojë drejt obezitetit, diabetit dhe problemeve kardiovaskulare.

Gjithashtu marrja e tepërt e sheqerit shkakton probleme të shëndetit mendor, siç mund të jetë depresioni.

Në këtë përfundim studiuesit arritën pasi mbajtën nën monitorim 10 mijë persona me moshë nga 35 deri në 55 vjeç.

Rezultoi se rreziku për të shfaqur çrregullime mendore pas pesë viteve ishte 23% më i lartë tek personat që konsumonin më shumë se 67 gramë sheqer në ditë, në raport me 40 gramë që është limiti i lejuar.

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)