0Shares

Agrume e mijëra virtyteve, të njohura që nga kohët shumë të lashta për vetitë e tij të çmuara. Bëhet fjalë për limonin, i përdorshëm kudo në sallata, peshk, aromatizim të ëmbëlsirave, koktelje por edhe në parandalimin e shumë patologjive dhe aleat i çmuar për bukurinë.

 I pasur me vitaminë C, kalcium, magnez, kalium dhe antioksidant limoni është një aleat i mirë për lëkurën dhe flokët, aq sa konsiderohet një nga ilaçet natyrale të bukurisë më efikase.

Lamtumirë korrektor!

Limoni ka një efekt shërrues kundër rrathëve të syve. Mjafton të aplikosh dy feta mbi sy dhe ti lësh për rreth 20 minuta. Shikimi do të jetë i shndritshëm dhe nuk do të ketë rrathë të zezë duke na dhënë një pamje më të re.

Ndriçim në fytyrë

Lëngu i limonit, një gotë kos dhe disa pika vaj esencial janë detergjenti më i mirë për fytyrën. I përzien të gjithë përbërësit dhe e masazhon në lëkurë duke e lënë për 10 minuta. Rezultati? Një fytyrë me shkëlqim dhe e pastër.

Nuk ka më njolla

Limoni, falë acidit citrik dhe vitaminës C, ka një fuqi të fortë zbarthues, përveçse ndriçues, prandaj është një ilaç i mirë kundër shenjave të moshës apo ekspozimit në diell. Shkrini pak sheqer në lëng imoni dhe aplikojeni çdo ditë në fytyrë. Rezultat i garantuar në pak javë.

Mirupafshim pika të zeza!: nëse nuk ju mjafton, ju kujtojmë se limoni është një ilaç i mirë për pastrimin thellësisht të poreve të lëkurës dhe lufton aknet dhe pikat e zeza. Mjafton një lugë mjaltë në lëng limoni, përziejeni dhe aplikojni këtë maskë për çerek ore në pikat e zeza për të parë përfitimet e tij.

Buzët: nëse kemi buzë të thara dhe të dehidratuara për shkak të agjenteve atmosferikë, mjaftojnë pak pika limoni në buzë në mbrëmje para se të flini për tu zgjuar në mëngjes me buzë të buta. Nëse nuk keni kohë? Mos u trembni. Përziejmë pak lëng limoni me sheqer, dhe do të kemi një eksfoliues natyral.

Flokë për tu pasur zili: përgatisim një maskë me lëng limoni të filtruar, vaj ulliri, vaj kokosi dhe mjaltë. E vendosim në flokë të thatë dhe e lëmë për rreth 10 minuta. Një shpëlarje dhe një shampo dhe voila. Flokët do të jenë të butë dhe të shëndetshëm.

Të fortë dhe të shëndetshëm: limoni ka veti të pafundme. Riforcon flokët dhe riparon dëmet. Një herë në javë mund të aplikoni maskën e bërë nga një tas lëng lioni dhe ujë kokosi. Lëreni për çerk ore për të pasur rezultate perfekte.

Larg zbokthit: acidi citrik në limon dezinfekton rrënjët e flokëve dhe ndihmon në eleminimin e zbokthit. Një maskë e përbërë nga përzierja e lëngut të limonit dhe ujit aplikohet në skalpin e kokës. Lëreni për 10 minuta dhe është e lehtë dhe efikase.

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)