0Shares

Këngëtarja britanike Lily Allen, ka publikuar këngën e saj më të re, e cila si duket është dedikim për ish bashkëshortin e saj.

Ajo ka qenë e martuar me Sam Cooper për një kohë, deri sa martesa e tyre filloi të trazohej dhe pastaj edhe u ndanë.

Këngëtarja britanike këtë gjendje të saj emocionale ka vendosur ta ndajë edhe me të tjerët në këngën e saj më të re e cila tashmë është përfunduar dhe është hedhur në treg.

“Jam më shumë se egoiste, jam e lodhur, jam pa shpresë. Do t’i jepja të gjitha ditët e mija vetëm ty”, janë këto disa nga fjalët e këngës “Family Man”, me të cilën Lily Allen është rikthyer. 31 vjeçarja i ka munguar shumë skenës muzikore për shkak të origjinalitetit dhe stilit të veçantë që e ka.

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)