0Shares

Të gjithë duam të dukemi bukur, veçanërisht në ditët e s.otme që ekzistojnë një numër i madh i produkteve të sofistikuara të bukurisë të cilat çdo ditë e më shumë po perfeksionohen

Por, duke tentuar gjithmonë për tu dukur bukur , ndonjëherë i bëjmë disa gabime të grimit të cilat pastaj duken shumë keq.

Nga më të zakonshmet janë:

Nuanca e gabuar e makijazhit

Makijazhi ngjyrë shumë i mbyllët apo shumë i hapur në krahasim me nuancën tuaj të fytyrës, do të ju bëjë të dukeni më fallco dhe aspak atraktiv. Për këtë arsye hapi kryesor është të zgjidhni nuancën e përshtatshme për lëkurën tuaj.

Përdormi i tepruar i tij gjithashtu ju bënë të dukeni shumë e vjetër për shkak se ju mbyll poret dhe ju thekson vijat apo rrudhat tuaja.

Përdorimi i tepërt i maskarës

Maskara e tepruar ju bënë që të ju ngjiten qepallat tuaja me njëra tjetrën duke krijuar  një dukje aspak të mirë, veçanërisht nëse maskara ka qëndruar një kohë të gjatë .

Vetullat e errëta

Trend shumë aktual  për momentin, inspiruar nga personalitetet e famshme janë vetullat e trasha, mirëpo tentimi për t’i krijuar ato me laps apo ndonjë produkt tjetër  ju bënë të dukeni aspak natyral.

Preferohet që të përdorni laps apo ndonjë produkt tjetër kozmetik për rregullimin e tyre  që është i ngjashëm apo një nuancë më i mbyllët se sa ngjyra  aktuale e vetullave dhe ta aplikoni atë lehtësisht në drejtim të fijeve të vetullave.

Lyerja  e tepruar e buzëve

Veçanërisht pas kohës kur Kylie Jenner ka operuar buzët, ka sjellur një trend të ri të buzëve të trasha, të cilin  shumë femra janë munduar ta krijojnë duke i theksuar  buzët në  masë të tepruar, por një gjë e tillë nuk është aspak e preferuar nga artistët e grimit.

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)