0Shares

Hithi është një bimë që mund të konsumohet dhe si e tillë është njëra nga ilaçet më të mira natyrore.

Nëse në dietën tuaj përfshini hithin, ai do të ketë ndikim pozitiv në funksionet e metabolizmit tuaj. Ai është i pasur me kalium, kalcium, hekur, fosfor, magnez, natrium, vitamina C, B2, B5, C dhe stimulon gjëndrat e tretjes, të cilat ndihmojnë në tretjen e ushqimit që ne konsumojnë, transmeton kp.

Aktiviteti shërues i kësaj bime ndikon në rritjen e numrit të qelizave të kuqe të gjakut dhe redukton nivelin e sheqerit në gjak, uljen e niveleve të presionit të gjakut dhe parandalon rritjen e numrit të qelizave të bardha të gjakut. Hithi ndalon gjakderdhjen, sidomos nga hunda, mitra, mushkëritë, zorrët, veshkat dhe trakti urinar. Ai parandalon krijimin e gurëve në veshkë dhe zbut inflamacionet urinare, si dhe të rrugëve të frymëmarrjes, por edhe paraqitjen e infeksioneve, alergjive, bronkitit, kollitjes, pezmatimit të fytit dhe astmës. Kjo bimë pastron gjakun, ngrit imunitetin, por edhe stimulon prodhimin e qumështit në gji dhe eliminon zbokthin.

Hithi zbut edhe dhembjet reumatike dhe menstruale, si dhe vepron fuqishëm në zbutjen e problemeve të nervit shiatik.

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)